KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime

Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime

Policia e Kosovës ka shpëtuar sot një të moshuar, i cili kishte rënë aksidentalisht në një bunar në fshatin Muzeqinë të Shtimes.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur derisa i moshuari ishte duke ujitur kopshtin në oborrin e shtëpisë së tij, kur për shkaqe ende të panjohura ka rënë në bunar.

Me të marrë informacionin për rastin, njësitet policore kanë intervenuar në vendngjarje për ta nxjerrë të moshuarin nga bunari.

Njëri nga zyrtarët policorë është futur rreth 10 metra në bunar, ku ka arritur ta sigurojë personin me litar. Ndërkohë, dy policë të tjerë kanë bërë tërheqjen, duke arritur ta nxjerrin atë të gjallë.

“Personi i shpëtuar fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka përfunduar me shpëtimin e të moshuarit, ndërsa ai është dërguar për trajtim mjekësor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.