KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar

Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar

MPB njofton se ka ndodhur një aksident i rëndë zinxhirore në mes katër automjeteve pranë “HEC Kozjak”, në të cilën janë lënduar shtatë persona.

“Më 09.08.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale në drejtim të HEC Kozjak, në zonën e fsh. Varvarë, rrethina e Shkupit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.Xh.(19) nga fsh. Cërn Vërv, rrethina e Shkupit, automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.A.(31) nga fsh. Batinc, rrethina e Shkupit, automjetit transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.S.(63) nga fsh. Malçishtë, rrethina e Shkupit dhe automjetit të udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.L.(47) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.R.(18) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, bashkudhëtar në automjetin “Golf”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër shoferët, si dhe B.O.(30) nga fsh. Paligrad, rrethina e Shkupit dhe S.L. nga Shkupi, bashkudhëtarë në automjetet “Golf” dhe “Ford”, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe ISHP “Shën Naum i Ohrit”.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.