KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Brooklyn Beckham shkakton reagime në rrjet pasi gatuan makaronat me ujë deti

Brooklyn Beckham shkakton reagime në rrjet pasi gatuan makaronat me ujë deti

Brooklyn Beckham, i cili shpesh prezantohet si një kuzhinier në zhvillim, është bërë sërish objekt talljeje në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje gatimi në TikTok.

Në video, Beckham futet në det me një tenxhere të madhe dhe merr ujë deti për të zier makaronat, duke thënë se, natyrisht, duhet të marrë pak ujë për makaronat.

Më pas, ai përgatit një pjatë me makarona, domate të verdha dhe të kuqe, vaj dhe salcë pikante.

Foto: TikTok

Pasi makaronat zihen në ujin e detit, ai i shton në tigan me domatet dhe në fund e provon pjatën së bashku me një kuzhinier tjetër.

Të dy dukeshin të kënaqur me rezultatin.

Megjithatë, pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përdorimi i ujit të detit.

Shumë ndjekës e kritikuan dhe e ironizuan Beckhamin.

Foto: TikTok

Një komentues shkroi në mënyrë sarkastike se bëhej fjalë për “ujë makaronash me aromë karburanti të djegur anijesh”.

Të tjerë u shprehën të shqetësuar për pastërtinë dhe sigurinë e ujit të detit.

Foto: TikTok

Disa përdorues madje pyetën nëse Beckham e kishte bërë këtë me qëllim për të provokuar reagime dhe për të tërhequr më shumë vëmendje.

Kjo nuk është hera e parë që mënyra e tij e gatimit shkakton reagime negative. /Telegrafi/

Foto: TikTok

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.