KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbeturinat ‘mbulojnë’ hapësirën pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë

Mbeturinat ‘mbulojnë’ hapësirën pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë

Sheshi “Zahir Pajaziti”, një nga zonat më të frekuentuara në qendër të kryeqytetit, po përballet me një pamje jo të mirë si pasojë e grumbullimit të mbeturinave.

Në pamjet e siguruara nga terreni, pranë shatërvanit dhe në afërsi të menjëhershme të shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, shihen kontejnerë të mbushur plot e përplot, si dhe qese të shumta mbeturinash të shpërndara nëpër pllakat e sheshit, raporton Telegrafi.

Përveç prishjes së pamjes estetike të qendrës së Prishtinës, kjo situatë krijon edhe shqetësime sa i përket higjienës publike, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta ku mund të përhapen erëra të këmbeve.

Qytetarët dhe vizitorët e rregullt të sheshit bëjnë thirrje që ndërmarrja përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave dhe organet komunale të ndërhyjnë me kohë për pastrimin e zonës dhe rritjen e dinamikës së zbrazjes së kontejnerëve në pikat më të frekuentuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.