KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Skenderajt vazhdon mbulimin e shpenzimeve të varrimit për familjet

Komuna e Skenderajt vazhdon mbulimin e shpenzimeve të varrimit për familjet

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se do të vazhdojë të mbulojë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës edhe në vitet e ardhshme.

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi.

Sipas Komunës, mbështetja synon t’ua lehtësojë familjeve barrën financiare në një prej momenteve më të vështira për to.

“Në momente të vështira për familjet, mbështetja institucionale është përgjegjësi dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Komuna ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve dhe familjeve në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në periudhat kur kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

“Pranë qytetarëve dhe familjeve të Skenderajt, atëherë kur kanë më së shumti nevojë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.