Anne Hathaway ka tërhequr vëmendjen në premierën e “The End Of Oak Street” në Los Angeles, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.
Aktorja 43-vjeçare, e cila njoftoi në qershor se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, zgjodhi një bluzë të shkurtër blu të çelët, me pjesën e pasme më të gjatë, të kombinuar me xhinse me bel të ulët dhe këpucë të kuqe.
Megjithatë, veshja nuk u prit mirë nga të gjithë. Disa fansa e cilësuan atë si “qesharake”, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër zgjedhjen e stilit.
“Është e tmerrshme. Ajo është shumë e bukur që të ndodhë kjo”, shkroi një komentues.
Kritikat vazhduan edhe në rrjetet sociale, ku një tjetër përdorues shkroi: “Stil jo shumë i këndshëm për një grua të bukur shtatzënë”.
Megjithatë, pati edhe nga ata që e pëlqyen pamjen, duke thënë: “E dua. Nuk e kuptoj pse stilisti i saj ia bëri këtë”. /Telegrafi/
