KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ngjitje, adrenalinë dhe aventurë: “Marimangat e Pejës” paralajmërojnë festivalin në Rugovë

Ngjitje, adrenalinë dhe aventurë: “Marimangat e Pejës” paralajmërojnë festivalin në Rugovë

“Marimangat e Pejës” kanë njoftuar për organizimin e Festivalit të 4-t të Ngjitjes, i cili do të mbahet nga 4 deri më 13 shtator në Rugovë.

Festivali do të mbledhë adhurues të ngjitjes, aventurës dhe natyrës, të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë emocionet e ngjitjes në Via Ferrata dhe aktivitetet e tjera të parapara në kuadër të festivalit.

Organizatorët e kanë cilësuar Rugovën si një prej destinacioneve më të veçanta për aktivitete të tilla, duke i ftuar qytetarët dhe turistët që t’i bashkohen këtij organizimi.

“Dëshironi adrenalinë dhe aventurë? Mos kërkoni më tej se Rugova, perla e fshehur e natyrës. Bashkohuni me Festivalin e 4-t të Ngjitjes dhe pushtoni Via Ferrata-n – një atraksion unik i projektuar për emocione të paharrueshme”, thuhet në njoftimin e “Marimangat e Pejës”.

Festivali do të zhvillohet nga 4 deri më 13 shtator, me qëllim promovimin e ngjitjes, turizmit malor dhe bukurive natyrore të Rugovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.