KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik në Shtime – gjoba deri në 400 euro

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik në Shtime – gjoba deri në 400 euro

Zyrtarët policorë të stacionit policor në Shtime, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë identifikuar dhe ndëshkuar dy drejtues të automjeteve për kundërvajtje të rënda në trafik.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kontrollet janë realizuar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste.

Në rastin e parë bëhet e ditur se F.O. (33 vjeç), shofer i një automjeti VË Caddy, me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri.

“Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar: 200 euro gjobë, 2 pikë negative, 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim edhe shoferi M.B. (37 vjeç), në të njëjten rrugë me automjetin VW Passat, me ngjyrë të hirtë dhe targa vendore, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

“Gjatë kontrollit është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte regjistrimin e skaduar që nga 17.07.2025. Për këto dy kundërvajtje, ndaj drejtuesit janë shqiptuar gjithsej: 400 euro gjobë, 2 pikë negative, 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit”.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e plotë të dispozitave ligjore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.