KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gisele Bundchen ndan një pamje të rrallë familjare, stërvitet me djalin 17-muajsh në jaht

Gisele Bundchen ndan një pamje të rrallë familjare, stërvitet me djalin 17-muajsh në jaht

Gisele Bundchen ndau një pamje të rrallë nga jeta familjare, duke publikuar një fotografi ku stërvitet me djalin e saj 17-muajsh në kuvertën e një jahti luksoz.

Supermodelja 46-vjeçare shfaqet duke bërë ushtrime me shirita rezistence dhe pesha, ndërsa i biri imiton lëvizjet e saj.

Për të ruajtur privatësinë e tij, Bündchen ia ka mbuluar fytyrën me një emoji zemre të bardhë, shkruan DailyMail.

Në përshkrimin e fotografisë, ajo foli për përgjegjësinë e mëmësisë dhe ndikimin që prindërit kanë te fëmijët përmes shembullit të përditshëm.

“Ata mësojnë nga ne edhe kur ne nuk e kuptojmë”, shkroi ajo, duke shtuar se veprimet e saj kanë më shumë rëndësi sesa fjalët.

Bundchen është gjithashtu nënë e Benjamin, 16 vjeç, dhe Vivian, 13 vjeçe, me ish-bashkëshortin Tom Brady.

Ajo dhe Joaquim Valente u martuan fshehurazi në dhjetor 2025, ndërsa emri i djalit të tyre ende nuk është bërë publik. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.