Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Ambasada britanike thekson se politikanët tani duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave, për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm të Kosovës.
Në reagim thuhet se parlamenti është zemra e demokracisë dhe se ky institucion mbikëqyr punën e qeverisë dhe mundëson miratimin e ligjeve që mund ta çojnë përpara shoqërinë dhe ekonominë.
“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, e jo e sistemit. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, për të mirën e popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
