KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u takuar e bashkëbiseduar jam i lumtur ta bëj këtë

Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u takuar e bashkëbiseduar jam i lumtur ta bëj këtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pasi u ndërpre seanca konstituive.

Seanca konstituive u ndërpre pasi Kurti nuk paraqiti emër për kryeparlamentar, ndërsa pas kësaj deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Kurtit, ku si rrjedhojë u tensionua situata.

Kurti theksoi se çështje e formimit të qeverisë i takon partisë fituese, LVV, por çështja e presidentit konsensual është e të gjitha partive.

Ai foli edhe për tensionimin e situatës në Kuvend dhe hedhjen e vezëve në drejtim të tij.

“…Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe të bisedojmë bashkë e të dialogojmë jam i lumtur ta paguaj këtë çmim vetëm le të vijnë në takim, vetëm le të ulemi të bashkëbisedojmë. Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen”, ka deklaruar Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.