Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 8 gusht.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.63 euro për litër, tre centë më lirë se të premten, sa ishte 1.66.
Çmimi i benzinës sot është njëjtë, si të premten, 1.42 euro për litër, gjersa edhe çmimi i gazit vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0.60 euro për litër.
Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/
