Qndra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se deri në orën 18:00, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave katër janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 12 janë shuar.
Aktive janë zjarret në fshatin Gneotinë, në vendin e quajtur Ergela në Komunën e Novacit, ku digjet vegjetacion i ulët, në fshatrat Ropotovë dhe Belo Pole në Komunën e Dollnenit, ku digjen hamullore, në dalje të fshatit Saçevë drejt fshatit Murtinë në Komunën e Strumicës, ku digjen hamullore dhe vegjetacion i ulët, si dhe në fshatin Sllatinë, në vendin e quajtur Ura e Sllatinës, në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjen vegjetacion i ulët dhe shkurre.
Nën kontroll janë zjarret në deponinë në Dellçevë dhe në fshatin Greshnicë, në vendin e quajtur Lagjja e Stojanovës, në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjen vegjetacion i ulët, pyll i degraduar dhe shkurre.
Janë shuar zjarret ndërmjet fshatrave Konjare e Epërme dhe e Poshtme (vegjetacion i ulët) në Komunën e Petrovecit, në Momin Potok (vegjetacion i ulët dhe shkurre) në Komunën e Karposhit, në fshatin Luboten (mbeturina) në Komunën e Butelit, në fshatin Patallisht (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët); në Kejin e Vardarit (mbeturina) dhe ndërmjet fshatrave Çajle dhe Forinë (vegjetacion i ulët) në Komunën e Gostivarit, në fshatin Selcë (mbeturina) në Komunën e Tetovës, në fshatin Dobroshincë (deponi) në Komunën e Vasilevës, në fshatin Cërvicë (hamullore) në Komunën e Kërçovës, në fshatin Mogillë, pranë lumit (vegjetacion i ulët dhe mbeturina) në Komunën e Mogillës si dhe në vendin e quajtur Varrezat Gjermane (vegjetacion i ulët) në Komunën e Prilepit.
