KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, njofton se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.

Sipas një komunikate të përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bëhet e ditur se në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe insitucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.