KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Jam i përfshirë në negociatat me Iranin

Trump: Jam i përfshirë në negociatat me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat me Iranin, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje mes dy vendeve mund të arrihet në të ardhmen e afërt.

“Jam i përfshirë në negociatat me Iranin. Gjërat po ecin mirë. Një marrëveshje mund të arrihet së shpejti”, tha ai.

Lideri amerikan shtoi se nuk dëshiron të thotë se marrëveshja është arritur tashmë, por theksoi se procesi mbetet i hapur.

“Nuk dua të them se është arritur tashmë, por situata është disi e hapur për momentin”, u shpreh 80-vjeçari.

Trump gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara “kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit”, një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës.

Ndryshe, Izraeli ka refuar draftin amerikan dhe iranian për arritjen e paqes mes dyja vendeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.