KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Infantino i kundërpërgjigjet UEFA-s, merr mbështetje nga Argjentina, Meksika dhe e gjithë Afrika

Infantino i kundërpërgjigjet UEFA-s, merr mbështetje nga Argjentina, Meksika dhe e gjithë Afrika

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk dëshiron ta humbasë lehtë pozicionin e tij dhe ka filluar të mbledhë vota për të qëndruar në detyrë pas zgjedhjeve të planifikuara për marsin e vitit të ardhshëm.

Pasi u përpoq t’ua shiste të drejtat e Kupës së Botës investitorëve privatë, një numër i madh vendesh kërkuan dorëheqjen e tij dhe më pas Infantino e tërhoqi propozimin e tij.

Megjithatë, reputacioni i tij u dëmtua dhe të gjithë anëtarët e UEFA-s i kthyen shpinën, por tani ai ka vendosur të kalojë në kundërsulm.

Të mërkurën në mbrëmje, pas një takimi krize në Marok, FIFA njoftoi se Infantino ka mbështetje të plotë dhe se ai personalisht u kërkoi falje të gjithë anëtarëve për propozimin për të shitur një pjesë të Kupës së Botës.

Infantino po mbledh aktivisht vota për zgjedhjet dhe mori mbështetje kyçe nga afrikanët.

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF), e cila ka 54 anëtarë, njoftoi se të gjithë anëtarët e saj i japin mbështetje unanime Infantinos dhe menjëherë pas kësaj, dy mesazhe mbështetjeje mbërritën përtej oqeanit.

Federata Meksikane e Futbollit (FMF) tronditi me vendimin e saj për të mbështetur Infantinon, duke u bërë konfederata e parë nga CONCACAF që mban anën e presidentit aktual të FIFA-s.

Argjentina shpejt ndoqi hapat e Meksikës. Në një letër drejtuar Infantinos, Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) shprehu mbështetjen e saj për karrierën e tij dhjetëvjeçare.

Argjentinasit theksuan se vazhdimi nën udhëheqjen e tij ishte e vetmja rrugë përpara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.