KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen tre persona – konfiskohen drogë, para dhe një pistoletë me gaz në Prizren

Arrestohen tre persona – konfiskohen drogë, para dhe një pistoletë me gaz në Prizren

Tre persona janë ndaluar pasi tek ta janë gjetur dhe konfiskuar substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë, substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë gjetur edhe një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

“Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë, substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.