KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Të gjithë më tradhtojnë”, North West publikon videoklipin e ri pas anulimit të turneut

“Të gjithë më tradhtojnë”, North West publikon videoklipin e ri pas anulimit të turneut

North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka publikuar videoklipin e saj të ri për këngën “Aishite”, një projekt me atmosferë horror ku 13-vjeçarja këndon për tradhtinë dhe ndjenjën e të qenit e përdorur.

Në videon e drejtuar nga Ty Akimoto, North shfaqet duke lëvizur në korridoret e errëta të një shkolle dhe një salle lojërash elektronike, ndërsa interpreton vargje për vështirësinë për t’u besuar njerëzve dhe ndjenjat e zhgënjimit.

Titulli i këngës, “Aishite”, do të thotë “më duaj” në japonisht dhe është pjesë e EP-së së saj “N0rth4evr”.

Publikimi i këngës vjen pak ditë pasi North anuloi turneun e saj të parë muzikor, ku do të performonte së bashku me reperen Molly Santana.

Ajo u shpreh se ishte e zhgënjyer që turneu nuk do të zhvillohej, por premtoi se kishte projekte të reja për fansat.

Me këtë projekt, North po vazhdon të ndërtojë rrugën e saj në muzikë, duke krijuar një stil personal dhe duke eksploruar tema më të errëta në artin e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.