Hailey Bieber dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, u fotografuan gjatë një darke në restorantin japonez Sushi Fumi në West Hollywood, në një nga daljet e tyre të rralla publike si çift.
Themeluesja e markës Rhode, 29 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një stil veror të thjeshtë, ndërsa vetëm pak orë më parë kishte ndarë me ndjekësit në Instagram pamje nga rutina e saj intensive e stërvitjes.
Modelja tregoi se po stërvitet nën drejtimin e trajneres personale Kirsty Godso, e njohur edhe për bashkëpunimin me Kaia Gerber, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Justin Bieber u shfaq me stilin e tij sportiv karakteristik, ndërsa çifti dukej i qetë dhe i buzëqeshur gjatë mbrëmjes.
Hailey vazhdon të jetë aktive në biznesin e saj, edhe pas shitjes së markës Rhode për 1 miliard dollarë te e.l.f. Cosmetics, ku ajo mban ende rolin e drejtoreshës kreative dhe të inovacionit.
Çifti pritet të festojë muajin e ardhshëm tetëvjetorin e martesës, ndërsa më 22 gusht edhe ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber. /Telegrafi/
