KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Fund uzurpimeve? Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike

Fund uzurpimeve? Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se po vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, në kuadër të përpjekjeve për kthimin e tyre në shfrytëzim të qytetarëve.

Sipas njoftimit, Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar një aksion në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku janë larguar uzurpimet e hapësirave publike që, sipas komunës, kanë ekzistuar prej vitesh.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të lirimit të hapësirave të tjera publike në qytet.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të uzurpimit të hapësirave publike pranë Drejtorisë së Inspekcionit, në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.