KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hapet panairi për “Gratë në Biznes” në Gjilan

Hapet panairi për “Gratë në Biznes” në Gjilan

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është hapur Panairi “Gratë në Biznes”, një iniciativë e organizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky aktivitet ka bërë bashkë gra sipërmarrëse, artizane dhe prodhuese nga Gjilani, komuna të tjera të Kosovës dhe diaspora, të cilat po prezantojnë produktet, shërbimet dhe idetë e tyre inovative.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, panairi synon të krijojë mundësi për promovim, rrjetëzim dhe bashkëpunim, duke fuqizuar rolin e grave në biznes dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

Vizitorët kanë mundësi të shohin nga afër produkte vendore, punime artizanale, produkte ushqimore dhe biznese të udhëhequra nga gratë.

Panairi vazhdon edhe më 7 gusht në Sheshin e Qytetit në Gjilan. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.