KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jeton Zeneli emërohet drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës

Jeton Zeneli emërohet drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës

Jeton Zeneli ka bërë të ditur se është emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeneli njoftoi se emërimin e ka bërë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

“Sot, nga Kryetari Faton Peci jam emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës. Zotohem se do t’iu shërbej gjithë qytetarëve me përkushtim e profesionalizëm”, ka shkruar ai.

Zeneli ka shtuar se, së bashku me kryetarin Peci, synon ta kthejë Mitrovicën në model të qeverisjes së mirë dhe transparente.

Ndryshe, po të njëjtën ditë ai njoftoi se ka marrë zyrtarisht mandatin e tretë radhazi si asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.