KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti nuk prezanton kandidatin për kryeparlementar: Na duhet dakordim për president unifikues

Kurti nuk prezanton kandidatin për kryeparlementar: Na duhet dakordim për president unifikues

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk prezantoi emrin për kryetar/e të Kuvendit, gjersa kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë.

Kurti para deputetëve tha se u duhet dakordim sa më i gjerë për presidentin unifikues.

“Menjëherë pas certifikimit të rezultateve ne filluam takimet për konstituimin e institucioneve e falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Bedri Hamzën, e falënderoj kryetarin e lidhjes demokratike të Kosovës, zotëri Lumir Abdixhikun për takimet

Ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK. Rifillimi i bisedimeve u bë vetëm në këtë javë. Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me AAK-në, ju ndonëse refuzimi i tyre është i qartë”, tha ai.

Tutje, Kurti shtoi se zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan, sepse në prill nuk u zgjodh presidenti.

“Ne duam të ecim përpara bashkërisht. Por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot… Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme të arsyeshme”, është shprehur Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.