KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza akuzon LVV-në për mungesë serioziteti

Hamza akuzon LVV-në për mungesë serioziteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas përfundimit të seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin për mënyrën se si është menaxhuar procesi i konstituimit të institucioneve.

Hamza tha se zhvillimet e seancës dëshmojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie nga subjekti që ka dalë i pari në zgjedhje.

“Siç edhe përcollët, kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit dhe përgjegjësisë nga partia që ka fituar më shumë mandate në zgjedhjet e fundit. Thirret seanca pothuajse në ditën e fundit dhe në fund dalin, mbajnë fjalime politike, abuzojnë me ulësen e kryesuesit dhe kërkojnë ende kohë. Këto sjellje duhet të përfundojnë dhe vendit duhet t’i japin institucionet. E kemi deklaruar rolin tonë, jemi parti në opozitë. Kushtetuta është e qartë, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga momenti i certifikimit të zgjedhjeve”, deklaroi Hamza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.