Një grua ka raportuar se derisa ka jetuar në banesën e të dyshuarës, kjo e fundit ia kishte larguar gjithë rrobat e ankueses dhe fëmijëve të saj nga banesa.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rasti është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.
“Prishtinë/ 05.08.2026 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka jetuar në banesën e të dyshuarës femër kosovare, kjo e fundit ia kishte larguar gjithë rrobat e ankueses dhe fëmijëve të saj nga banesa. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
