Bizneset që kërkojnë një pronë me sipërfaqe të madhe, qasje të drejtpërdrejtë dhe mundësi të ndryshme organizimi mund ta konsiderojnë këtë lokal që ofrohet ekskluzivisht për shitje te Rruga C.
Lokali ndodhet në rrugën “Enver Maloku”, në një objekt të ndërtuar nga Dino Company, dhe ka sipërfaqe të brendshme prej 517m². Pronës i shtohet edhe një tarracë prej 80m², e cila mund të përshtatet sipas natyrës dhe nevojave të veprimtarisë biznesore.
Hapësira e brendshme është e organizuar si një ambient i madh dhe i shfrytëzueshëm, duke mundësuar ndarje dhe konfigurim të mëtejmë për showroom, qendër shërbimesh, institucion financiar, zyre, klinikë, market apo veprimtari të tjera afariste. Lokali posedon gjithashtu dy banjo.
Orientimi nga perëndimi dhe veriu siguron ndriçim natyral në hapësirat e lokalit, ndërsa sistemi i ngrohjes është i lidhur me TermoKos. Në dispozicion ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, duke e lehtësuar qasjen për stafin, klientët dhe bashkëpunëtorët.
Një nga përparësitë kryesore të pronës është pozita pranë rrugës kryesore. Rruga C është një zonë me zhvillim të vazhdueshëm banesor dhe biznesor, me frekuentim të lartë dhe lidhje të përshtatshme me lagjet e tjera të Prishtinës.
Lokali është i pajisur me fletë poseduese, ndërsa dokumentacioni i shitblerjes realizohet te noteri. Çmimi i shitjes është 1,900,000 euro.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 1 hapësirë
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug, Veri
- Sistemi i ngrohjes: TermoKos
- Vendparkim
Kontakti:
Agjenti: Blerton Thaqi
Emaili: blerton.thaci@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444









