KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qytetari gjen një portofol me një shumë parash dhe dokumente, i dorëzon në polici

Qytetari gjen një portofol me një shumë parash dhe dokumente, i dorëzon në polici

Të martën në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A. Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes, i ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në territorin e Shtimes.

Sipas një njoftimi për media thuhet se pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. (69 vjeç) nga Shtimja.

“Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me para dhe dokumente dhe ia dorëzon policisë. Më datën 04.08.2026, në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A. Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes, i cili ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në territorin e Shtimes. Pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. (69 vjeç) nga Shtimja”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se në prani të zyrtarëve policorë, pronarit i janë kthyer dokumentet personale, si dhe paratë e gjetura në vlerë prej 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerëson lart veprimin e qytetarit A. Hysenaj, i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar sendet e gjetura, duke dhënë një shembull të qytetarisë dhe bashkëpunimit me policinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.