KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deri më 10 gusht mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për riasfaltim

Deri më 10 gusht mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për riasfaltim

Kryeqyteti ka njoftuar se nga data 5 deri më 10 gusht të këtij viti, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor.

Sipas njoftimit, segmenti që do të mbyllet përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës, në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.

Kryeqyteti ka bërë thirrje që qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim.

Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.