KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku me 18 deputetët e LDK-së përcaktojnë rrugëtimin e përbashkët, e pranishme edhe Vjosa Osmani

Abdixhiku me 18 deputetët e LDK-së përcaktojnë rrugëtimin e përbashkët, e pranishme edhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është takuar me 18 deputetët e partisë, me të cilët kanë diskutuar për përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët politik në periudhën e ardhshme.

Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk është zyrtarisht anëtare e LDK-së, por ka garuar nën logon e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Përmes një postimi, Abdixhiku u ka uruar deputetëve fat dhe shëndet në angazhimin e tyre institucional, duke theksuar se ata do të jenë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.

Ky mesazh vjen në kuadër të përgatitjeve të LDK-së për angazhimet e ardhshme politike dhe parlamentare.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka paraparë për nesër seancën konstituieve, ku do të zgjidhet kryetar, nënkryetarja dhe organet tjera. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.