KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ronela Hajati ‘shpërthen’ ndaj komenteve negative: Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash

Ronela Hajati ‘shpërthen’ ndaj komenteve negative: Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së urrejtjes dhe komenteve fyese që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja shprehu zhgënjimin për nivelin e komunikimit në platformat sociale, duke theksuar se komentet e tilla janë bërë shqetësuese.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash”, shkroi Ronela.

Foto: Instagram

Ajo kritikoi edhe faktin se shumë prej autorëve të këtyre komenteve janë njerëz të rritur, me familje e fëmijë, duke i cilësuar si persona me “mendje të prishur”.

“Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur. Më vjen neveri të lexoj lloj-lloj shembujsh për çdo njeri që është fytyrë publike”, vijoi këngëtarja.

Në fund të reagimit, Ronela u bëri thirrje atyre që shpenzojnë kohë duke komentuar negativisht në internet ta përdorin atë energji për të rregulluar jetën dhe punët e tyre.

“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.