KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Atletico Madridi synon t’ia “vjedh” Interit objektivin e madh të verës

Atletico Madridi synon t’ia “vjedh” Interit objektivin e madh të verës

Atletico Madridit thuhet se po përgatit ofertën e parë për qendërmbrojtësin e Tottenham Hotspur, Cristian Romero, i cili është edhe një objektiv i madh i verës për italianët e Interit.

Sipas gazetës Marca, skuadra e La Ligës është e përgatitur të ofrojë 30 milionë euro për 28-vjeçarin, i cili luajti finalen e tij të dytë të Kupës së Botës këtë verë me Argjentinën.

Romero kërkohet gjithashtu nga Interi, por preferenca e tij është të transferohet në Spanjë, gjë që i jep Atleticos një avantazh në garë për transferimin e tij.

Mbrojtësi ka një klauzolë lirimi që do t’i lejonte atij të transferohej te Atletico këtë verë nëse ata paguajnë 40 milionë euro.

Megjithatë, Atletico duhet të mbledhë fonde për të rritur ofertën e tyre, prandaj po negociojnë shitjet e Nahuel Molina dhe Matteo Ruggeri.

Verën e kaluar, transferimi dështoi sepse Atlctico nuk ishte i gatshëm të paguante 55 milionë euro që kërkonte Tottenhami. Edhe pse Romero mbetet objektivi kryesor, klubi po monitoron gjithashtu situatën me Nico Gonzalezin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.