KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

DJ PM reagon në mënyrë indirekte për ndarjen nga Sarah Berisha

DJ PM reagon në mënyrë indirekte për ndarjen nga Sarah Berisha

Aludimet për një krizë në marrëdhënien mes Sarah Berishës dhe DJ PM kanë marrë edhe më shumë vëmendje në rrjetet sociale, pasi dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Në mes të këtyre spekulimeve, DJ PM ka bërë një reagim indirekt përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai publikoi disa fotografi nga performancat e tij, të shoqëruara me mbishkrimin: “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje”.

Edhe pse nuk përmendi emra apo situata konkrete, fraza u interpretua nga ndjekësit si një mesazh që lidhet me zërat për raportin e tij me Sarah Berishën.

Çifti ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të thashethemeve mbi ndarje të mundshme.

Në rastet e mëparshme, ata i kanë hedhur poshtë këto aludime duke u shfaqur bashkë ose përmes reagimeve publike.

Këtë herë, megjithatë, zhvillimet kanë nxitur më shumë dyshime.

DJ PM dhe Sarah Berisha

Përveç faktit se nuk ndiqen më në Instagram, Sarah u pa e vetme gjatë Sunny Hill Festival, duke shtuar spekulimet për një krisje të mundshme në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.