KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sllaveski: Paga minimale bruto në Maqedoni ka fuqi blerëse më të lartë se në shtatë vende të BE-së

Sllaveski: Paga minimale bruto në Maqedoni ka fuqi blerëse më të lartë se në shtatë vende të BE-së

Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Trajko Sllaveski, ka shkruar në rrjetin social X se, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, vlera e pagës minimale bruto në Maqedoninë e Veriut, e matur sipas fuqisë blerëse, në korrik të vitit 2026 është më e lartë se në shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, paga minimale bruto në vend është gjithashtu më e lartë, për nga fuqia blerëse, se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.

“Prisni pak – a nuk e thashë këtë që në qershor të vitit të kaluar? Linçimit publik për shkak se thashë të vërtetën iu përgjigja me një kapacitet të lartë për të përthithur urrejtjen :)”, ka komentuar Sllaveski në postimin e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.