KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

58 seanca hemodialize në Spitalin e Pejës, 20 pacientë nga diaspora

58 seanca hemodialize në Spitalin e Pejës, 20 pacientë nga diaspora

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 58 seanca të hemodializës, përfshirë 20 pacientë nga diaspora që po qëndrojnë në Kosovë gjatë pushimeve.

Sipas njoftimit, përveç pacientëve nga diaspora, trajtim me hemodializë kanë marrë edhe 22 pacientë nga Peja, tetë nga Klina, pesë nga Istogu dhe tre nga Deçani.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë theksuar se vazhdojnë të ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje, duke u mundësuar vazhdimësinë e trajtimit dhe kujdes shëndetësor profesional.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital janë pranuar 54 pacientë të rinj, ndërsa 155 pacientë kanë qenë të hospitalizuar. Në repartet specialistike dhe ambulancat janë realizuar gjithsej 592 vizita.

Në laborator janë kryer 3,424 analiza për 251 pacientë, ndërsa janë kryer edhe 13 ndërhyrje kirurgjikale.

Gjatë kësaj periudhe kanë ardhur në jetë pesë foshnja, dy djem dhe tri vajza.

Sa u përket ekzaminimeve dhe procedurave diagnostike, janë realizuar 137 rentgen, 53 ekzografi, 32 CT, 13 MRI, 16 ekokardiografi, tri ergometri, dy gastroskopi, shtatë kolonoskopi dhe 44 shërbime fiziatrike.

Spitali ka falënderuar mjekët, infermierët, teknikët dhe stafin mbështetës për profesionalizmin dhe përkushtimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.