KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Uashingtoni jep “dritën jeshile”, SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare

Uashingtoni jep “dritën jeshile”, SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF).

Sipas njoftimit të palës amerikane, kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Kredia FMF do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës.

Në njoftim theksohet se kjo marrëveshje është pjesë e partneritetit të ngushtë strategjik mes SHBA-së dhe Shqipërisë, e cila si anëtare e NATO-s ka bashkëpunuar me Uashingtonin në çështje të rëndësishme të sigurisë dhe politikës së jashtme.

SHBA vlerëson gjithashtu rolin e Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.

Marrëveshja prej 302 milionë dollarësh konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve ushtarake shqiptare dhe për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. /tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.