KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia ndalon 50 vjeçarin, në gjendje të dehur ecte në autostradën Gostivar-Tetovë

Policia ndalon 50 vjeçarin, në gjendje të dehur ecte në autostradën Gostivar-Tetovë

Një 50‑vjeçar nga fshati Negotinë është ndaluar pasi është konstatuar duke ecur në këmbë në autostradën Gostivar–Tetovë, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB‑së, më 3 gusht rreth orës 02:30, zyrtarë policorë nga Seksioni i Sigurisë së Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë vërejtur personin O.A. pranë nyjës “Tuçevishte” duke ecur në rrugë.

Tek ai është kryer testimi i alkoolit, me ç’rast është konstatuar prani prej 1.65 promil alkool në gjak. MPB shton se gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, ai ka nënçmuar zyrtarët policorë.

Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngriten kallëzime përkatëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.