KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sela pas takimit me Kurtin: Partitë shiptare në Maqedoni të shërohen nga “sëmundja e pushtetit”

Sela pas takimit me Kurtin: Partitë shiptare në Maqedoni të shërohen nga “sëmundja e pushtetit”

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka mohuar se takimi me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka pasur për qëllim ndonjë përpjekje për përfshirjen e tij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përmes VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.

Në një prononcim për “TV21”, Sela tha se takimi është zhvilluar me ftesë të Kurtit dhe se ai nuk është i interesuar për të qenë pjesë e Qeverisë.

“Për momentin nuk ia vlen të bëhemi pjesë e Qeverisë”, deklaroi Sela, duke shtuar se partitë politike në Maqedoni duhet të “shërohen nga sëmundja e pushtetit” dhe të punojnë për qytetarët.

Sela tha gjithashtu se gjatë takimit ka folur për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, për të cilin shprehu kritika duke thënë se nuk garanton kuota etnike për shqiptarët.

Ai tha se Kurtit ia ka dorëzuar edhe ligjin aktual, edhe propozimin e Lidhjes Shqiptare për krahasim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.