KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vapa ekstreme, zjarrfikësit freskojnë qendrën e Gramshit: Fëmijët i gëzohen “shiut” nga autoboti

Vapa ekstreme, zjarrfikësit freskojnë qendrën e Gramshit: Fëmijët i gëzohen “shiut” nga autoboti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një pamje të veçantë në qytetin e Gramshit, ku zjarrfikësit kanë dalë në ndihmë të qytetarëve duke freskuar rrugët dhe hapësirat publike me ujë.

Qendra e qytetit u kthye për pak momente në një vend argëtimi për fëmijët, të cilët iu gëzuan ujit të hedhur nga mjetet zjarrfikëse për të përballuar vapën e fortë.

– YouTube www.youtube.com

Nisma është ndërmarrë nga ekipet e zjarrfikësve në disa qytete të vendit, me qëllim uljen e temperaturave në zonat urbane gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme.

Përveç freskimit, zjarrfikësit kanë përcjellë edhe një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët, në një periudhë kur rreziku nga zjarret është rritur:

“Ne ju freskojmë me ujë, ju mos ndizni zjarre.” Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë, për të shmangur zjarret gjatë temperaturave të larta. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.