KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulturë

“Mos e ndotni Malësinë e Vogël” – banorët bëjnë apel për ndalimin e hedhjes dhe djegies së mbeturinave

“Mos e ndotni Malësinë e Vogël” – banorët bëjnë apel për ndalimin e hedhjes dhe djegies së mbeturinave

Banorët e fshatit Malësi e Vogël në Rahovec kanë ngritur shqetësimin për hedhjen dhe djegien e mbeturinave në hapësira të papërshtatshme.

Në një postim në rrjetin social Facebook nga Faqja Malësia e Vogël, thuhet se pas ahengjeve, dasmave dhe tubimeve të ndryshme, mbeturinat po hidhen në natyrë, ndërsa në disa raste edhe po digjen plastika dhe mbeturina të tjera.

Sipas njoftimit, një veprim i tillë po ndot ajrin, tokën dhe ujin, duke dëmtuar mjedisin dhe duke i shkaktuar dëm komunitetit.

Banorëve u është kërkuar që mbeturinat të mos hidhen në natyrë dhe të mos digjen, por të kontaktohet kompania e pastrimit “Ekodrinia” për largimin e tyre.

“Mos e ndotni Malësinë e Vogël – ta ruajmë së bashku!”, thuhet në apel.

Në fund, banorët janë ftuar të tregojnë më shumë kulturë dhe përgjegjësi ndaj mjedisit, duke theksuar se një fshat i pastër është krenari për të gjithë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.