KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me Ziadin Selën biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Kurti takohet me Ziadin Selën biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.

Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.