KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas 27 vitesh, nis asfaltimi i 11.5 kilometrave rrugë drejt Kështjellës së Gjytetit

Pas 27 vitesh, nis asfaltimi i 11.5 kilometrave rrugë drejt Kështjellës së Gjytetit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i 11.5 kilometrave të rrugës që lidh fshatin Rashan me Kështjellën e Gjytetit, një lokalitet i rëndësishëm arkeologjik në veri të Kosovës.

Peci ka bërë të ditur se Rashani për 27 vjet ka qenë pa rrugë të asfaltuar, ndërsa me këtë projekt pritet të përmirësohet qasja për banorët dhe vizitorët drejt një prej lokaliteteve më të vjetra arkeologjike të Kosovës.

Kështjella e Gjytetit, e cila daton që nga shekujt IV–V, konsiderohet një monument me rëndësi të trashëgimisë iliro-dardane.

“Shala, trashëgimi, bukuri e zhvillim”, ka shkruar Peci, duke theksuar se investimet në infrastrukturë do të kontribuojnë edhe në promovimin dhe zhvillimin e kësaj zone. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.