KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nata e fundit e Sunny Hill Festival – Dafina Zeqiri shfaqet krah Dua Lipës

Nata e fundit e Sunny Hill Festival – Dafina Zeqiri shfaqet krah Dua Lipës

Atmosfera në natën e fundit të festivalit Sunny Hill vazhdon të jetë elektrizuese, teksa mijëra pjesëmarrës po shijojnë performancat dhe surprizat e organizuara në skenën kryesore.

Mes artistëve të pranishëm është edhe Dafina Zeqiri, e cila ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi ku shfaqet krah yllit me famë botërore, Dua Lipa.

Edhe pse nuk ka shtuar ndonjë përshkrim në postim, Dafina ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë me një ‘emoji’ zemre të kuqe, duke lënë që vetë imazhi të flasë për momentin e veçantë mes dy artisteve shqiptare.

Foto: Instagram

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill ka tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke e shndërruar Prishtinën në një qendër të muzikës dhe argëtimit gjatë ditëve të festivalit.

Nata e parë u karakterizua nga performanca spektakolare e superyllit amerikan Katy Perry, ndërsa nata e dytë pati si emrin kryesor këngëtarin skocez Lewis Capaldi, i cili elektrizoi publikun me hitet e tij.

Ndërkohë, në natën e fundit , një nga momentet më të pritura mbetet performanca e DJ-it dhe producentit me famë botërore Martin Garrix, i cili pritet të mbyllë edicionin e sivjetmë të festivalit me një spektakël të madh për mijëra adhurues të muzikës elektronike.

Edhe këtë vit Sunny Hill u mbajt në Bërnicë, më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.