KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Qeni nuk donte të dilte nga vetura, ndaj bëri sikur po flinte – videoja u bë hit

Qeni nuk donte të dilte nga vetura, ndaj bëri sikur po flinte – videoja u bë hit

Një qen ka shkaktuar të qeshura në internet pasi gjeti një mënyrë shumë kreative për t’i shpëtuar daljes nga vetura. Në vend që të zbriste kur pronari i tij e kërkoi, ai vendosi të shtirej sikur ishte në gjumë.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, qeni shihet i shtrirë në ulëse, me sytë e mbyllur, duke u përpjekur të bindë pronarin se nuk ishte në gjendje të lëvizte.

Sjellja e tij kokëfortë dhe mënyra “dramatike” për të shmangur daljen nga automjeti kanë argëtuar mijëra përdorues, të cilët e kanë cilësuar qenin si një “aktor të vërtetë”.

Pronarët e kafshëve shpesh ndajnë në internet momente të ngjashme, ku qentë tregojnë personalitetin dhe zgjuarsinë e tyre për të shmangur situatat që nuk u pëlqejnë.

Videoja e qenit që “bëri gjumin” për të mos dalë nga makina është kthyer në një tjetër shembull se përse kafshët shtëpiake vazhdojnë të jenë ndër përmbajtjet më të pëlqyera në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.