KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mirlind Daku mes lotëve përshëndetet me Rubin Kazanin, do të fitojë miliona te Spartak Moska

Mirlind Daku mes lotëve përshëndetet me Rubin Kazanin, do të fitojë miliona te Spartak Moska

Mirlind Daku ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Akron Tolyattit në javën e dytë të Ligës Premier të Rusisë, por ajo që ndodhi pas ndeshjes tërhoqi edhe më shumë vëmendje.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin vendimtar për skuadrën e tij, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare u përqafua nga bashkëlojtarët, të cilët e ngritën në krahë dhe e hodhën disa herë në ajër, në një moment shumë emocional.

Vetë Daku nuk arriti t’i përmbante emocionet dhe u pa me lot në sy, ndërsa besohet se kjo skenë lidhet me largimin e tij të mundshëm nga Rubin Kazani.

Së fundmi është raportuar se Spartaku i Moskës ka aktivizuar klauzolën e blerjes së sulmuesit shqiptar, duke e afruar gjithnjë e më shumë transferimin e tij.

Pas ndeshjes, trajneri i Rubin Kazanit, Javi Artiga, u pyet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Dakut me fanellën e klubit.

“Nuk e di, do ta shohim. Unë jam trajneri dhe të gjitha lajmet na kanë gjetur këtu në Samara”.

“Përveçse është një futbollist i shkëlqyer, Mirlindi është edhe një njeri i jashtëzakonshëm që gjithmonë jep gjithçka për skuadrën. Ju kujtohet sezoni kur Rubini u rikthye nga Liga e Parë dhe, falë në masë të madhe Dakut, arriti një tjetër nivel”.

“Në çdo rast, i urojmë Mirlindit shumë fat dhe e falënderojmë për gjithçka”, deklaroi Artiga për “Match TV”.

Në anën tjetër, te Spartaku i Moskës, Daku do të fitojë miliona. Ish-ylli i Gjilanit do të nënshkruajë kontratë disavjeçare me pagë prej 3.3 milionë eurove për sezon, gjë që do ta bëjë ndër top tre lojtarët më të paguar në kampionatin rus.

Spartaku përndryshe për dallim nga skuadra e tjera të interesuara evropiane e kishte fuqinë financiare për t’ia paguar klauzolën e lirimit prej 11 milionë eurove./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.