KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

LAMM: Fluks i shtuar nëpër pikat kufitare, pritje deri në më shumë se një orë

LAMM: Fluks i shtuar nëpër pikat kufitare, pritje deri në më shumë se një orë

LAMM nformon se këtë mëngjes intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në pikat kufitare është si më poshtë:

Në Tabanocë për hyrje në vend, më shumë se një orë, Bogorodicë për dalje nga vendi, rreth 15 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.