KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Koci: ​Edhe një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë

Koci: ​Edhe një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë

Një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe, këtë herë në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa ishte duke udhëtuar drejt Kosovës.

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se bëhet fjalë për Mentor Mustafën, 44-vjeçar nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës, i cili është ndaluar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30.

Sipas njoftimit të Kocit, Mustafa në momentin e ndalimit ishte duke udhëtuar me autobus nga Shtutgarti i Gjermanisë drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Sipas deklarimit të vëllait të tij, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet kufitare serbe kanë bërë të ditur se arsyeja e ndalimit lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Avokati Koci ka bërë të ditur se është njoftuar për rastin pas mesnatës dhe se menjëherë ka nisur angazhimin për sqarimin e rrethanave dhe ofrimin e ndihmës juridike.

“Menjëherë pas njoftimit, kam filluar të angazhohem për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike. Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha veprimet që janë në kompetencën dhe mundësitë e mia për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”, ka shkruar Koci.

Ai ka theksuar se asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me probleme jashtë vendit.

“Për aq sa kam mundësi, do të jem pranë qytetarëve tanë dhe do të angazhohem për t’u ofruar ndihmën e nevojshme”, ka deklaruar avokati.

Rasti vjen në kohën kur janë raportuar disa raste të ndalimit të shtetasve të Kosovës nga autoritetet serbe gjatë udhëtimeve tranzit përmes territorit të Serbisë. Rrethanat e plota të këtij rasti pritet të sqarohen pas komunikimeve me autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.