KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Moti sot dhe ditëve në vazhdim – temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Moti sot dhe ditëve në vazhdim – temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Moti në Kosovë gjatë ditës së diel pritet të jetë plotësisht stabil, me kthjellime të shumta dhe temperatura të larta tipike për periudhën e verës.

Gjatë orëve të mesditës qytetarëve u rekomandohet kujdes për shkak të vapës, e cila do të jetë e theksuar në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat në Kosovë do të lëvizin nga 16 gradë Celsius në mëngjes, deri në 35 gradë Celsius gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Kushtet e ngjashme atmosferike priten edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ku dita e diel do të karakterizohet nga mot i kthjellët, i thatë dhe me temperatura të larta verore, raporton meteobalkan.

Edhe ditët e para të javës së ardhshme do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

Sipas parashikimeve, temperaturat do të mbeten në nivele të ngjashme, ndërsa nga mesi i javës pritet një rritje e mëtejshme e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.