KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lejohen përkohësisht funksionimin e parkingjeve private në Prishtinë

Lejohen përkohësisht funksionimin e parkingjeve private në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për të lejuar përkohësisht operimin e parkingjeve private për një periudhë prej 30 ditësh, me qëllim të garantimit të funksionimit normal të kryeqytetit deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisje me leje.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri.

Sipas njoftimit të Retokcerit, kjo masë vlen vetëm për parkingjet private që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të qarkullimit, ndërsa synon të shmangë bllokimin e funksionimit të qytetit.

Ai thekson se Prishtina ka nevojë për zgjidhje që sigurojnë funksionim dhe jo bllokim, duke theksuar se vendimi është marrë në interes të qytetarëve dhe për të ruajtur normalitetin në kryeqytet.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe do të vazhdojnë procedurat administrative për pajisjen e operatorëve me lejet përkatëse, ndërsa autoritetet theksojnë se interesi publik, funksionimi normal i Prishtinës dhe zbatimi i ligjit do të ecin paralelisht përmes këtij vendimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.