KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kim Kardashian mbyll mosmarrëveshjen ligjore me Ivan Cantu, ndërsa shijon pushimet

Kim Kardashian mbyll mosmarrëveshjen ligjore me Ivan Cantu, ndërsa shijon pushimet

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga pushimet e saj në liqen, ku u shfaq me bikini të zeza, ndërsa paralelisht ka marrë një vendim të papritur në një çështje ligjore që e shoqëronte prej muajsh.

Sipas TMZ, 45-vjeçarja ka vendosur të heqë dorë nga 167 mijë dollarët (afërsisht 145 mijë euro) që Ivan Cantu ishte urdhëruar t’i paguante si shpenzime ligjore, pas rrëzimit të padisë së ngritur kundër saj.

Mosmarrëveshja nisi në shkurt të vitit 2024, kur Kim Kardashian publikoi gabimisht në rrjetet sociale fotografinë e Ivan Cantu-t, duke e identifikuar atë si një të dënuar me vdekje, ndërkohë që synonte të promovonte rastin e një personi tjetër me të njëjtin emër, shkruan DailyMail.

Cantu e paditi më pas Kardashian, duke pretenduar se publikimi i fotografisë së tij para miliona ndjekësve i kishte shkaktuar dëmtim të reputacionit, ankth dhe depresion.

Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë padinë dhe e urdhëroi atë të mbulonte shpenzimet ligjore të yllit të reality show.

Sipas raportimit, palët e kanë zgjidhur çështjen privatisht. Përfaqësuesit ligjorë të Kim Kardashian deklaruan se ajo pranoi të hiqte dorë nga shuma e caktuar nga gjykata, ndërsa Ivan Cantu tërhoqi përfundimisht padinë ndaj saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.