KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Sold out”, Sunny Hill Festival mbyll shitjen e biletave: Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme

“Sold out”, Sunny Hill Festival mbyll shitjen e biletave: Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme

Sunny Hill Festival ka arritur një tjetër sukses të madh, duke shpallur zyrtarisht se të gjitha biletat janë shitur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizatorët falënderuan publikun për mbështetjen dhe interesimin e jashtëzakonshëm për edicionin e këtij viti.

“Sold out. Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Interesi i madh i publikut erdhi pas një liste të fuqishme artistësh dhe një programi që ka sjellë në skenën e Sunny Hill emra të mëdhenj ndërkombëtarë dhe vendas, duke e kthyer festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.

Shpallja “sold out” konfirmon edhe një herë mbështetjen e madhe të publikut për Sunny Hill Festival dhe pritshmëritë e larta për netët e muzikës që do të zhvillohen në Prishtinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.